Një zjarr i madh ra në afërsi të rrugës nacionale Korçe – Ersekë, në vendin e quajtur Antenat. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke dhe një banesë u rrezikua. 

Flakët e zjarrit ishin intensive dhe era favorizonte përhapjen e tyre. Dyshohet se ai ishte  i qëllimshëm dhe është vënë nga banorët për të pastruar tokën nga barërat. Dy zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe vunë në kontroll përhapjen e tyre./ABC News Albania 24/7