Situatat e sikletshme dhe historitë e koncerteve janë ndër më pikantet që mund të rrëfejnë personazhet e skenës. Silva Gunbardhi dhe Dafi, në “Aldo Morning Show” në Tv Klan  tregojnë pa kurrfarë kompleksi momentet e tyre të ‘ngathëta’. Në një dasmë, Silvës i ka ndodhur diçka që ndoshta e kemi provuar njëherë të gjithë në një vend të mbipopulluar: një rrëzim nga i cili çohesh shpejt e shpejt, pa të parë kush. Ndërsa Dafit, makina ia ‘mori mendjen’ aq keq sa harroi dhe këngën.

Dafi: Mbaj mend ishim në një koncert në një fushatë në Kukës, ishte me miting që ishte një koncert i madh. Unë shkova më herët  se me orarin gjithnjë jemi kështu, shkoj pak më herët dhe e lashë makinën në shesh. Ikim, ulemi dhe kur vjen momenti që të këndojmë, shkojmë në prapaskenë, hipim në skenë, publiku plot, por makina llogarite që ishte përballë skenës. Unë tani që nuk shikoj më makinën.

Aldo: Ua!

Dafi: Po dhe unë që në skenë harroj tekstin dhe i them Silvës “nuk shikoj makinën”.

Aldo: Po ç’bëhej atje?

Dafi: Makina, ngaqë ishte kryeministri në miting, eskorta e kishte hequr, e kishin transferuar me karrotrec, nuk e di. Harrova këngën, ngela në mes të skenës./tvklan.al