Siguron fitoren për Los Angeles Galaxy

Zlatan Ibrahimoviç tregoi edhe një herë se çfarë talenti ka në futboll. Në derbin e skuadrës së tij me Los Angeles FC, Ibra shënoi tregolëshin perfekt që i dha fitoren Los Angeles Galaxy.

Suedezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8.  Ibra shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë dhe kompletoi hat-trickun në minutën e 70.

Në moshën 37 vjeç, atëherë kur duhet të ishte perëndimi i tij si futbollist, Ibra shënoi tregolëshin më perfekt. Një gol me të majtën, një me kokë dhe një me të djathtën duke treguar qartë se të paktën në Major Legue Soccer, kampionati amerikan, do të vazhdojë të jetë lojtari më i suksesshëm.

Tv Klan