Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i vrarë me thikë 36-vjeçari Idajet Zogu, duke vënë në pranga 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Kështu në pranga janë vënë babë e bir, Sami e Blerim Lusha pronar të lokalit ku ndodhi vrasja pasi akuzohen për moskallëzim krimi, si edhe njëri nga autorët e ngjarjes.

Policia ka arrestuar Vangjel Ballën, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Aleksandër Balla që dyshohet si autori kryesor i vrasjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës ku dy vëllezërit Balla pasi janë përleshur fizikisht me 36-vjeçarin Idajet Zogu, e kanë qëlluar me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë rast materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallzim krimi”.

Tv Klan