Identifikohet shqiptari i vrarë në Gjermani

Identifikohet shqiptari i vrarë në Gjermani

22:27 13/01/2017

4 ditë pas atentatit të shqiptarit në qytetin Viselhëvedes në Gjermani, është identifikuar 46-vjeçari shqiptar që ishte shënjestra e atentatit. Ai është Kujtim Prenga, ish-oficer i policisë ushtarake në Shqipëri. Prenga ndërroi jetë këtë të martë, pasi nuk u mbijetoi plagëve të rënda.

Vrasja e shqiptarit përpara syve të së bijës, me shumë gjasë ka njollën e gjakmarrjes. Më datë 30 dhjetor të vitit 2011, Kujtim Prenga qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Armando Frroku, pas një sherri banal për një vend parkimi pranë një diskoteke në Kamëz.

Asokohe Prenga e pranoi autorësinë e krimit dhe u dënua me 12 vjet burg. Ish-oficeri i policisë përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul 1/3 e dënimit. Në total ai bëri vetëm 4 vite e disa muaj burg, duke dalë në vitin 2016. Nga frika e hakmarrjes së familjarëve të Armando Frrokut, Prenga u nis për në Gjermani ku kërkoi azil. Ai ishte strehuar në një kamp emigrantësh bashkë me familjen.

Kujtim Prenga u qëllua me 5 plumba pistolete më datë 9 janar, teksa po merrte të bijën nga shkolla. Për 4 ditë që qëndroi në gjendje kome.

1 ditë pas atentatit ndaj 46-vjeçarit shqiptar, policia gjeti motorin me të cilin autorët kryen krimin, në një qytezë pranë vendngjarjes. Hetuesit gjermanë po ndjekin pistën e pronësisë së mjetit për të arritur të vrasësit. Motori ishte shitur disa ditë para vrasjes. Pronari i vjetër deklaroi në polici se e kishte shitur rregullisht.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori