Artisja shpjegon se pas kësaj eksperience po e vlerëson më shumë shëndetin

Iggy Azalea  është shkëputur nga karriera e saj muzikore për t’u fokusuar tek  shëndeti i saj.

Reperja 32-vjeçare zbuloi se aktualisht po merr veten pas operacionit që ka realizuar në shpinë.

“Duhej të udhëtoja në Australi dhe të filmoja një film, por menjëherë përpara se të largohesha, bëra atë që mendova se do të ishte një operacion mjaft i zakonshëm në shpinë për të rregulluar problemet që kisha pas turneut për shkak të  një dëmtimi,” tha ajo në një postim në Twitter.

Sipas Azalea, që nga fillimi i të rikuperimit pesë javë më parë, ajo është stërvitur çdo ditë për të qenë në gjendje të ecë përsëri.

Ajo e mbyll mesazhin e saj duke u thënë fansave se kjo eksperiencë e ka bërë që të vlerësojë më shumë  shëndetin dhe se shpreson të  bëhet mirë deri në Krishtlindje.

Klan News