Lajme Arkiva 2003

Mungesa e kushteve më minimale për turistët në qytetet bregdetare, ujë drita dhe papastërti ka lënë vend për reagim te reformatorët. Gjendja e krijuar veç të tjerash merr si shpërblim largimin e turistëve. Për këtë qëllim deputeti i Partisë Demokrate të Re Ilir Berzani kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Turizmit Besnik Dervishi.

Ilir Berzani: Në të gjithë këtë tablo shteti nuk duket gjëkundi për këtë arsye i kërkojmë sot dorëheqjen Ministrit të Turizmit për paaftësi ekstrem në funksionin e tij.

Dorëheqja e Dervishit për reformatorët shpjegohet me paaftësinë dhe krijimin e gjendjes së rëndë në bregdet. Berzani shprehet se treguesit e parë flasin për zhvendosje të dukshme të turistëve kosovarë drejt Malit të Zi./tvklan.al