Ilir Meta: Çfarë do të filmonte kamera e fshehtë në bisedat e mia me Edi Ramën



Ilir Meta: Çfarë do të filmonte kamera e fshehtë në bisedat e mia me Edi Ramën

21:36 08/10/2020

Deklaratat publike të Presidentit Ilir Meta kanë treguar një retorikë të ashpër të tij ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet personale me Kryeministrin.

“Nëse do kishit kamera të fshehtë, do shikonit që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera në kuptimin personal, ai është shumë i dashur, i respektueshëm. Problemi është kur jam larguar nga detyra e Kryeministrit në 2002, Shqipëria ishte e përfshirë në procesin e stabilizim-asociiimit, dhe Serbia e Mali i Zi as ekzistonin fare në një proces të tillë, sot janë shumë përpara nesh ato”, është shprehur Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al





Të ngjashme