Një anije luftarake iraniane hapi zjarr aksidentalisht në një nga anijet e saj mbështetëse gjatë një ushtrimi ushtarak në Gjirin e Omanit duke vrarë 1 person dhe duke plagosur 15 të tjerë.

“Janaran” tentoi të godiste një shënjestër me një raketë “Noor”. Por aksidentalisht ajo goditi anijen mbështetëse të quajtur “Konarak”.

“Konarak” ishte duke vendosur shënjestrat për “Janaran”. Sipas autoriteteve, anija që u godit qëndroi pranë një shënjestre, duke bërë që raketa të shkonte tek mjeti lundrues.

Sipas medias shtetërore, 1 person humbi jetën menjëherë, ndërsa 12 të tjerë u dërguan në spital. Tre të tjerë janë lënduar lehtë. Ngjarja ndodhi të dielën, pranë portit të Jaskut. Irani kryen ushtrimet rregullisht në këtë gji, ku çdo muaj kalon 20% e naftës në të gjithë botën.

Marina amerikane, e cila monitoron këtë rajon, nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje. Mediat iraniane kanë raportuar shumë rrallë për gabime në ushtrime, duken treguar edhe sa rrallë ndodhin këto incidente në këtë vend.

Mirëpo ngjarja ndodh pas disa muajsh tension mes Iranit dhe Presidentit amerikan Donald Trump për programin bërthamor./tvklan.al