Ndihmë edhe për shtresat e varfra të popullsisë

Ky është fshati Bajanan në Filipine, që ka bërë bujë me një zgjidhje të veçantë për t’i bërë ballë ndotjes nga mbetjet plastike.

Autoritetet lokale shpërndajë 1 kilogramë oriz falas për banorët, nëse këta të fundit dorëzojnë 2 kilogramë mbetje plastike. Mbeturinat më pas dërgohen në impiantet e riciklimit të ngritura nga qeveria qendrore.

“Kam peshuar deri më tani 14 kilogramë mbetje plastike, për të cilat përfitoj 7 kilogramë oriz falas. Për ne është ndihmë e madhe nëse marrim të paktën 1 kilogramë oriz në ditë”.

Në Filipine, një kilogram oriz kushton 70 cent. Për shtresat e varfra ky çmim nuk është edhe aq i lirë, ndaj dhe kjo zgjidhje është me tepër leverdi, si për ata ashtu edhe për ambientin.

Deri më tani janë grumbulluar mbi 300 kilogram mbetje plastike, si qese e shishe. Filipinet konsiderohen si shkaktari më i madh i ndotjes detare në Azinë Juglindore.

Tv Klan