Mesfushori spanjoll nuk është ndëshkuar asnjëherë me të kuq

Andres Iniesta zhvilloi ndeshjen e 1000 në karrierën e tij. Futbollisti spanjoll që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe me skuadrën Emirates nuk di të ndalet dhe mbi të gjitha pa marrë asnjë karton të kuq.

Një e dhënë interesante, pasi me rolin e tij nuk është përjashtuar nga loja. Në një mesazh në rrjetet sociale mesfushori thotë se nuk e kishte imagjinuar një karrierë kaq të gjatë dhe të bukur.

Iniesta i cili më 11 Maj do të mbushë 40 vjeç luajti ndeshjen e 12 me skuadrën e tij aktuale, ndërsa numëron 723 paraqitje te Barcelona, 134 te Vissel Kobe dhe 131 me përfaqësuesen e Spanjës.

Andres Iniesta ka fituar gjithçka Champions League, Botërorin e Klubeve apo shpallja kampion Europe dhe Bote me Spanjën.

Tv Klan