Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në Vlorë se me heqjen e taksave dhe zerimin e TVSH-së do të hiqen edhe kontrollet e inspektorëve. Gjatë një bashkëbisedimi me një biznesmen në qytetin bregdetar, kryeministri tha se do të kontrollohen vetëm nëse punonjësit punojnë me paga të rregullta dhe sigurime shoqërore e shëndetësore të paguara.

Edi Rama: Ç’thonë akulloret?

Biznesmeni: Ça do thonë akulloret, deri tani na kanë vajtur gjërat mirë.

Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore.

Biznesmeni: Për të ngrënë s’kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur.

Edi Rama: Tani s’ka më inspektorë se gjithë biznesi i vogël s’do të ketë taksa, s’do të ketë TVSH dhe s’do të ketë inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. do të monitorohet vetëm paga, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore të atyre që i ke mbrapa banakut dhe do Zoti i thërrisni pak mendjes ua rrisni pak rrogën me këto që do të fitoni.

Në qytetin e Vlorës janë 5800 biznese të cilat do të përfitojnë nga heqja e tatim fitimit dhe TVSH-së./tvklan.al