1 milion e 216 mijë shqiptarë sot kanë një punë. Këto janë të shifrat më të larta të punësimit që ka raportuar Insituti i Statistikave gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.

Papunësia ka prekur shifrat më të ulta statistikore, ku për moshën mbi 15 vjeç e lart kjo shkallë është 13.4%, ose e përkthyer në forcë pune, vendi ynë ka 184 mijë e 500 të papunë, duke e ulur numrin e të papunëve me 7 mijë persona krahasuar me një vit më parë.

Shtimi i vendeve të reja të punës ka ardhur nga rritja e degës së shërbimeve me 8.4% dhe nga industria, ndërsa të vetëpunësuarit në sektorin bujqësor janë ulur me 1.5% gjatë 2017-s.

Pavarësisht kësaj 7.9% e popullsisë deklaron se janë të dekurajuar dhe nuk kanë më shpresë për të gjetur një punë. Ndërsa niveli më i lartë i papunësisë vijon të mbetet te meshkujt.

Vlora vazhdon të jetë në krye të qarqeve me numrin më të lartë të të papunëve, ku shkalla është 23%, ndërsa e dyta renditet Tirana me 16.1%. Shkalla më e ulët e papunësisë shënohet në Dibër e Korçë.

Tv Klan