Defiçiti tregtar u rrit me 0.9% në muajin dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Sipas të dhënave të publikuara nga Institutit të statistikave në dhjetor deficitit tregtar kapi vlerën e afro 35 miliard lekë.

Defiçiti tregtar është thelluar kryesisht nga rënia e eksporteve të cilat në fund të vitit që lamë pas u ulën me 7.7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2014.

Ndërsa në total gjatë vitit 2015 eksportët kanë rënë me  4.9 përqind.

Ulja e eksporteve sipas INSTAT është ndikuar më shumë  nga rënia e eskporteve në grupet minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi, metale ,makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Shqiperia ka eskportuar më shumë tekstile dhe këpucë, ushqime, pije, duhan.

INSTAT thotë se me ulje në dhjetor 2015 janë shfaqur edhe importet me -2.2% krahasuar me dhjetorin e 2014- ës.  Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga grupet: minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe metale.