Një letër që ambasada britanike në Kosovë ua ka dërguar qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovë s ka shtyrë që të reagojnë krerë të shtetit serb.
Presidenti serb ka thënë se ka frikë nga situata në Kosovë, për të cilën sipas tij flitet çdo ditë, dhe se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës, ndërsa ministri i Jashtëm, Daciç për këtë e ka akuzuar qeverinë e Kosovës.
Por menjëherë ka reaguar ambasada britanike në Kosovë.
Përmes një statusi në Facebook ajo ka sqaruar se tash e disa vjet ka këshilluar të shmangen udhëtimet në komunat veriore, përpos atyre të domosdoshme për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës.
Ndërsa ka mohuar raportimet e ndryshme në media se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë cështje duke thënë se është prononcuar ambasada britanike.
Ndërsa Policia e Kosovës në një përgjigje për TV Klan ka thënë se situata është e qetë në gjithë territorin e Kosovës përfshirë edhe veriun.
Tv Klan