Falini ata që dinë se çdo të thotë të humbësh prindin, familjen, jetët e shtrenjta. E  fëmijët e braktisur kanë ndier ngrohtësinë dhe mbështetjen nga këta njerëz. Janë falur momente me ta, dhurata për ta në maternitetin e kryeqytetit, ku është dhe streha e të braktisurve. Instituti i Integrimit të jetimëve shqiptarë kanë menduar t’u hapë libreza kursimesh katër foshnjeve të braktisura që gjenden këtu.

Ilir Çumani: “Ne si Institut në emër të fëmijve jetimë, shpallim një amnisti sociale, për të gjitha klasat shoqërore, politike, për fatin e këtyre fëmijëve. Dhe ishte një moment shumë solemn, kur Kreu i shtetit dhe ish-Presidenti Mejdani  nënshkroi këtë akt, në emër të së ardhmes së këtyre fëmijëve, në emër të një të ardhmeje më të mirë.”

Vetë ndryshe që fillon me fond më vete, për çdo të braktisur.

Halim Kosova: “Ideja e juj që të hapej një llogari bankare është një ide mjaft e mirë, e cila do të ketë frytet e veta në të ardhmen dhe që kuptohet ka ardh nga ju, që e keni kalu në kurriz këtë lloj vështirësie, dhe që ju më mirë se kushdo tjetër ia qani hallin këtij brezi, por që në të njëjtën kohë, na sensibilizoni edhe ne të gjithve për ta mbyll këtë plagë të shoqërisë sonë, e cila fatmirësisht po vjen duke u mbyllur.”

Vizita për në këtë shtëpi me zot, por pa prind biologjik ka tërhequr dhe zëvëndësparlamentaren Çeço.

Makbule Çeço: “Çdo shqiptar duhet nga një çik humanizmin në qelizë të Nënë Terezës dhe në këtë kuptim, unë jam mëse e bindur, që do ta demonstrojmë këtë humanizëm dhe këtë pakëz Nënë Terezë që mishëron çdo shqiptar në ndërgjegjen e tij. “

Dukuria e braktisjes së fëmijëve është shtuar, por duket se është një fenomen më i mirë se sa aborti./tvklan.al