Inter-Juventus në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë



Inter-Juventus në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

00:04 28/01/2021

Atalanta eliminon Lazion, shënon edhe Gjimshiti

Juventus do të përballet me Interin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Torinezët nuk e patën të vështirë të përballen me SPAL të cilën e fituan 4-0

Më herët, Atalanta eliminoi Lazion duke fituar 3-2 dhe shkoi në gjysmëfinale.

Ishte mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të. 

10 minuta më pas barazoi për Lazion, Vedat Muriqi.

Atalanta ishte superiore dhe shënoi dy gola të tjerë një prej të cilëve kur ishte me 10 lojtarë në fushë.

Skuadra e Gjimshitit humbi edhe një 11-metërsh.

Tv Klan







Të ngjashme