Inter përmbyset në Dortmund

Posta

Inter përmbyset në Dortmund

13:10 06/11/2019

Barazim i çmendur në Chelsea-Ajax

U duk se Inter do të kishte mundësinë më të mirë për të dalë nga grupi në Champions, por nuk kishte qenë e thënë. Gjermanët e Borussia Dortmund u prishën planet. Zikaltrit ishin në avantazh me 2 gola në pjesën e parë.

Lautaro Martinez shënoi që në minutën e 5. Ai kontribuoi edhe në fundin e pjesës së parë, por goli ka si autor Vecino. Pjesa e dytë foli për gjermanët. Në minutën e 51 Hakimi shkurtoi diferencën.

Presioni i vazhdueshëm solli golin e dytë në minutën e 64 me Julian Brandt. Fitoren e siguroi sërish Hakimi që në minutën e 77-të, i shërbyer nga Sancho gjeti rrjetën e Handanoviç.

Trajneri Antonio Conte tejet i zhgënjyer ka gjetur fajtor klubin.

“Mund të programohej gjithçka më mirë. Nuk dua të justifikohem, shpresoj që këto ndeshje të qartësojnë gjërat aty ku duhet”.

Ndeshje e çmendur në perëndim të Londrës. Mes Chelsea dhe Ajax u prodhua një barazim spektakolar. Skuadra vendase rikuperoi tre gola disavantazh për të marrë në fund një pikë me shumë vlera. Autogolat dhe Abraham dhe Kepas ndihmuan skuadrën vendase.

Chelsea përfitoi edhe nga ndëshkimet me kartonë të kuq të futbollistëve të Ajax Blind dhe Veltman.

Edhe Valencia përmbysi 4-1 rezultatin ndaj Lille në ndeshjen e luajtur në Mestalla. Liverpool mposhti 2-1 Genk.

Ndërsa Barcelona në Kamp Nou nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola me Slavia Praga.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi