Zikalterit ‘groposin’ Crotonen, matematika nuk i lejon të festojnë

Inter vijon të bëj detyrën në Seria A italiane dhe tashmë titulli është praktikisht zikaltër. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti 2-0 Crotonen në transfertë dhe katër javë nga fundit vetëm një mrekulli do anulonte festën.

Inter duhet që të humbasë 4 sfidat e radhës dhe Atalanta të fitojë të pesta, diçka e paimagjinueshme. Sa i përket sfidës, Inter dominoi kundërshtarin, megjithatë vetëm në pjesën e dytë gjeti rrjetën.

Eriksen zhbllokoi sfidën, ndërsa në fund, Hakimi vulosi rezultatin përfundimtar në 0-2. Kjo bëri që Crotone të bie matematikisht në Seria B.

Milan konsolidoi pozitat në vendin e dytë, pas fitores komode 2-0 ndaj Benevento. Calhanoglu e Hernandez shënuan golat me vlerën e tre pikëve. Milan tashmë gjendet në vendin e dytë me 69 pikë.

Klan News