Napoli rrezikon humbjen në tavolinë ndaj Juves

Dy kartone të kuq, dy gola dhe asnjë fitues. Lazio dhe Inter janë ndarë në barazim në rezultat dhe në numrin e lojtarëve në fushë. Zikaltrit kaluan në avamtazh të parët por nuk e patën aftësinë ta ruajnë epërsinë.

Lautaro Martinez në minuten e 30 bëri që Inter të shkonte e qetë në dhomat e zhveshjes. Mendohej që skuadra e Conte do të aplikonte tjetër strategji në pjesën e dytë por Lazio barazoi me Milinkovic – Savic në minuten e 55.  Inter është në vendin e 3 të renditjes.

Renditja e Serie A, kryesohet nga Atalanta. Skuadra e Bergamos dhuroi spektaklin e radhës duke regjistruar një fitore 5-2 me Cagliari.

Ndeshja Juventus-Napoli e parashikuar për këtë të dielë nuk do të zhvillohet pasi Napoli refuzoi të udhëtonte për në Torino. Dy lojtarë të Napolit janw pozitivë me Covid-19 dhe autoritetet lokale të shëndetësisë urdhëruan që pjesa tjetër e skuadrës të karantinohet por rregulloret e futbollit nuk e njohin këtë vendim. Napoli rrezikon ta humbë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Tv Klan