Intervista me të ardhurit nga Kosova të cilët kanë humbur lidhjet me të afërmit e tyre.

Një e ardhur  nga Kosova: Vij prej Qafës se Prushit nga Gjakova e drejt në Tiranë kemi ardhur. Unë kisha pas dëshirë me kërku burrin tem që e kam gazetar Musa Kurhaskun. Vetë quhem Thëllanxa Kurhasku. Ai ka qënë në Prishtinë nuk di se ka asht, a ka dale në Maqedoni apo këtu në Shqipëri në Tiranë. Ne ndodhemi në Tiranë në familjen e Shpëtim Kabashit ka ardhë me më marrë. Numrin e telefonit e kisha lanë 41964. Për çdo rast të lajmërohet në këtë numër.

Një i ardhur: Ne vijmë nga Gjakova ku kemi kaluar kufirin e Qafës së Prushit. Quhem Bajram Haxhihoti. Kisha dëshirë të na lajmërojë dikush. Ende nuk dimë për familjen e Alush Ago Bytycit nga Gjilani. Kur familja e tij, katër djemtë e tij janë ndarë veç nga familja dhe kisha dëshirë të na lajmërojnë në Tiranë ne gjendemi në Pallatin e Aneksit Dinamo ose përndryshe do lajmërohet tek kushëriri im  Alan Hoti numri i telefonit 73021. I falenderojmë të na lajmërojnë.

Një i ardhur: Vij nga qyteti i Prizrenit. Deri në Kukës e di që më ka ardhë gruaja me dy fëmijët. Prej Kukësi e më tej nuk di asgjë për ata. Gruaja quhet Lindita Susuri kurse fëmija njëra është çikë e tjetri djalë, Edona Susuri dhe  Artan Susuri. Për këtë kush din mund të informojë se unë vetë Faiku gjendem tek çadrat e Pishinës.

Një i ardhur: Quhem Rexhë Kryeziu nga fshati Bubavec komuna Maleshevës. Kërkoj fëmijët e vllaut Kumurijen, Kujtimin, Blerimin dhe Egzonën. Unë gjendem në Mullet të Tiranës.

Një i ardhur: Ramadan Thaçi nga fshati Mirushë, gjendem në Tiranë në Mullet dhe kërkojmë të afërmit tanë Azem Thaçi me familjen dhe vllaun Sul Thaçin po ashtu me familje. Nëse din kush për ta është mirë të na lajmërojnë që ne të dimë ku gjinden.

Një i ardhur : Unë Tafil Fejsiu nga fshati Palaush komuna e Malishevës. Unë kërkoj dhëndrin nga Dushanova, … Shani me gjithë familjen e tij Merishahun motrën komuna e Prizrenit. Nëse din kush të lajmërojë në numrin e telefonit 0041219069771.

Një i ardhur: Kërkoj vëllaun është në Shqipëri. Ka folur me në nja dhjetë herë. S’e dimë ku është. Prej Kosovës na ka marrë në telefon. Unë kam ardhur me dy fëmijët e vëllaut dhe me mamin. Babi e vllau ka mbetur andej. Vëllai quhet Muhamet Skënderi nga Gjakova. Unë quhem Diamant Skënderi. Faleminderit. /tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili