Irani do t’i rikthehet pasurimit të uraniumit brenda 60 ditëve. Presidenti iranian, Hasan Rouhani, njoftoi tërheqjen e pjesshme nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës. Arsyet i dha në një fjalim televiziv.

“Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia nuk i kanë mbajtur premtimet për të mbrojtur sektorin e naftës dhe atë bankar nga pasojat e sanksioneve të rënda të Shteteve të Bashkuara, që një vit më parë u tërhoqën nga marrëveshja.”

60 ditë është edhe afati që Rouhani u jep fuqive që i qëndrojnë marrëveshjes, për t’u ulur në negociata me Teheranin, për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e këtyre problemeve. Presidenti iranian tha se shpresonte shumë që të gjendej një zgjidhje që marrëveshja bërthamore të vijonte të qëndronte në fuqi. Rouhanit iu përgjigj ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parli’, sipas të cilës fuqitë europiane po bëjnë atë që kanë në dorë për t’a mbajtur gjallë marrëveshjen.

Vitin e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tërheqjen nga marrëveshja me argumentimin se ishte ndër më të këqijat e arritura ndonjëherë. Vendimi i tij u kritikua ashpër nga firmëtarët e tjerë.

Tv Klan