Një vajzë 15-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia në Delvina. Blutë e këtij qyteti njoftojnë se e reja është larguar nga banesa bashkë me nënën e saj.
Ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë kallëzimin në polici dhe ka sqaruar se ai është ndarë me bashkëshortja, ndaj kërkon kthimin e vajzës në banesë.
Ndërkohë po në Delvinë në 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Lidhur me këto dy ngjarje hetimet po vijohen nga Prokuroria e Sarandës për veprime të mëtejshme./tvklan.al