Alessando Michele do të marrë detyrën e re javën e ardhshme

Ish-drejtori kreativ i Gucci, Alessandro Michele do t’i bashkohet shtëpisë luksoze italiane të modës Valentino.

Michele u largua nga Gucci në Nëntor 2022 dhe ky lajm i jep fund shumë thashethemeve lidhur me faktin se ku ai do të shkonte më pas.

Teksa njoftoi vendimin në llogarinë e tij në Instagram, Michele e përshkroi detyrën e tij të re si një ndër të jashtëzakonshëm. 51-vjeçari do të nisë punën javën e ardhshme në Romë, ku edhe ndodhet selia e shtëpisë së modës.

Stilisti i njohur italian do të zëvendësojë ish-drejtorin kreativ të Valentino-s, Pierpaolo Piçioli, i cili u largua nga kompania më 22 Mars pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia e modës Valentino kishte sqaruar me herët se të dyja palët kishin rënë dakord me Piçioli për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre.

Klan News