Ish-komandoja i ushtrisë  Erzen Uka u njoh në Gjykatën e Krimeve të Rënda me masën e sigurisë burg pa afat. 29-vjeçari u arrestua 4 ditë më parë për akuzën e nxitjes së urrejtjes me qëllim kryerjen e akteve terroriste.  Por gjatë seancës se zhvilluar më dyer të mbyllura, ai ka kërcënuar prokurorin Eugen Beci dhe gjyqtarin Bib Ndreca.

“Nuk pranoj të ngrihem në këmbë, respektoj vetëm Allahun. Nuk do të qëndroj gjithë jetën në burg, sa të dal do të jepni llogari dhe nuk do ta kaloni kollaj”.

Uka kishte më shumë se dy vite që hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Nga kqyrja e profileve në rrjetet sociale, ai është një mbështetës i Shtetit Islamik.

Në kanalin e tij në YouTube ai poston duke stërvitur persona, dhe qëllimi sipas Prokurorisë ishte kryerja e akteve terroriste. Gjiithashtu në një video tjetër ai shihet duke stërvitur dy djemtë e tij të mitur. I riu nga Kruja është i divorcuar, ndërsa ka qënë i proceduar për dhunë në familje.

Tv Klan