“Isha 6 muajshe shtatzënë kur zbulova që burri ishte i martuar…”



“Isha 6 muajshe shtatzënë kur zbulova që burri ishte i martuar…”

14:10 01/02/2021

“Historia Ime” solli këtë të hënë historinë e rëndë të një gruaje, e cila pas vuajtjesh të gjata arriti të shpëtonte nga dhuna e bashkëjetuesit të saj alkoolist dhe përdorues droge. Ajo është 38 vjeçe dhe ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë, fryt i bashkëjetesës 4-vjeçare. Në studio, ajo tregoi se ishte 6 muajshe shtatzënë kur zbuloi se babai i fëmijës që do të vinte në jetë ishte i celebruar me një grua tjetër. Ndonëse e zbuloi këtë, për shkak të opinionit ajo vendosi të mos largohej, por të qëndronte me të. 38-vjeçarja tregon se u njoh me partnerin në një prej autobusëve të linjës në Tiranë dhe vendosi të bashkëjetonte vetëm 2 ditë më vonë.

“Është pak shpejt, por edhe njerëzit po më thonin që ajo ngeli në derë për moshën që ka dhe unë…”

“Ai nuk më ka treguar, e kam zbuluar vetë, pas 6 muajsh, kur ngela shtatzënë, i thoja hajde bëjmë celebrim, ai thoshte do vij, do e bëjmë, jo jam në punë etj. Mirëpo gruaja e dytë nuk e ka hequr celebrimin, ai thotë jo nuk jam me celebrim dhe unë shkova të interesohem. Dokumente nuk mbante, asnjë lloj dokumente dhe dyshova. Shkova në gjendje civile në Kamzë dhe i thashë mund të interesohem, po tha. Kush jeni ju? I thashë jam nusja e filanit. Si je nusja më tha, ai e ka bashkëshorten, është me celebrim. Unë ngela. Isha 6 muajshe shtatzënë… unë i thashë jam nusja. Në asnjë mënyra tha, ç’janë këto gjëra…”/tvklan.al







Të ngjashme