Eda: Jonny dhe Sellma, si dy shokë që luajnë tek parku

Eda dhe Romina, dy konkurrente që luftojnë për zemrën e Jonny-t, mendojnë që takimi i tij me Sellmën ka qenë si i dy shokëve që luajnë bashkë.

“Ishte shumë fun. Po thoja pse nuk jam dhe unë aty. Do doja të isha dhe unë aty se ishte shumë vend nice. Por kaq. Ishin dy shokë që po kënaqeshin shumë tek parku i lojërave. Kaq”, u shpreh Eda.

Ndërkohë Romina tha se ata të dy iu dukën “si dy shokë që kishin vajtur dhe po luanin bashkë”.

Sellma: Unë dhe Jonny nuk jemi të dashuruar, por…

Sellma ka pranuar gjatë emisionit “Love Story Talk” se nuk ka dashur që t’ia hapë krahët direkt Jonny-t pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur. Konkurrentja ka thënë se ka qenë shumë e vërtetë në takimet me fronistin.

“Unë nuk e largova Jonny-n, madje e lashë që Jonny të më përqafonte. Thjesht pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur, nuk dua që Jonny-t t’i hap krahët direkt. E kam pritur këtu, kam qenë shumë këmbëngulëse. Zhaku ka mendimin e saj, por nuk do të thotë që ka të drejtë plotësisht. Ndoshta gabimi është që unë kam qenë shumë e vërtetë dhe kur je shumë e vërtetë mund të dukesh sikur nuk e ke qejf Jonny-n ose ku di unë, sikur jam e ftohtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë sa i përket opinionit të Zhaklinë Lekatarit se konkurrentja nuk ka ndonjë ndjenjë të fortë ndaj Jonnyt, Sellma u përgjigj duke thënë: Ndjenjë të fortë unë nuk kam, ne nuk jemi të dashuruar, por pëlqim dhe interes unë kam. Gjithmonë e kam treguar interesin për Jonny-n./tvklan.al