20 persona mbetën të vrarë në një aksident në të cilin u përfshi një limuzinë që po transportonte një grup të rinjsh në një festë, në shtetin amerikan të New York.

Viktimat janë 18 personat që ndodheshin në mjet dhe dy kalimtarë. Ngjarja rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Schoharie.

Dëshmitarët thanë se limuzina kishte kaluar mes përmes një kryqëzimi, duke goditur fillimisht një makinë e më pas kishte përfunduar në një dyqan.

Shkaku i këtij aksidenti tragjik është i paqartë. Në mesin e viktimave, sipas New York Times janë katër motra, dy vëllezër dhe të paktën dy çifte të sapo martuar.

Fillimisht u raportua se limuzina transportonte një grup të ftuarish në një dasmë, por më vonë u rezultoi se ata po shkonin në një festë ditëlindjeje. Sipas autoriteteve policore, pasagjerët në limuzinën 2001 Ford Excursion, nuk kishin rrip sigurimi.

/tvklan.al