Themeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma, është shfaqur sërish në publik disa javë pasi u aludua se mund të ishte vrarë apo zhdukur. Jack Ma ka marrë pjesë sot në një seminar, ku ka folur me një grup mësuesish por nuk ka thënë asgjë për zhdukjen e tij gjatë javëve të fundit.

Kohët e fundit mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshime se themeluesi i Alibaba mund të ishte vrarë nga regjimi në Kinë, dhe vrasja e mundshme e tij shihej dhe si një goditje për perandorinë e biznesit që ai zotëron.

Miliarderi nuk ishte shfaqur në publik që nga 24 Tetori, kohë kur mbajti një fjalim plot kritika për sistemin ekonomik të Kinës.

Pas kësaj pushteti nisi një betejë kundër tij duke i bllokuara një pasuri rreth 35 miliard Dollarë.

Jack Ma ka hequr dorë nga drejtimet e korporatave dhe tashmë ka një rol të rëndësishëm në promovimin e bizneseve të tij në rang global. Po ashtu ai punon me një grup të rinjsh dhe i ndihmon ata për të forcuar njohuritë e tyre rreth menaxhimit të kompanive./tvklan.al