Italia lejon udhëtimet nga 3 Qershori



Italia lejon udhëtimet nga 3 Qershori

12:10 16/05/2020

Qeveria italiane ka nënshkruar dekretin që lejon udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 3 Qershor si një masë për lehtësimin e karantinës.

Gjithashtu mësohet se do të lejohet edhe udhëtimi brenda rajoneve, që deri më tani është shumë i ndaluar. Kjo lëvizje është një nga hapat më të forta të qeverisë për rihapjen e ekonomisë, që ka më shumë se dy muaj që është në karantinë.

Italia është një prej vendeve me numrin më të madh të viktimave në botë. Megjithatë infektimet kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Më shumë se 31 600 njerëz kanë vdekur nga virusi në vend, vendi i tretë më i lartë pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu Italia ishte vendi i parë europian që mori masa të ashpra ndaj koronavirusit, kur Covid-19 u shfaq në Shkurt. Të hënën pritet që në vend të hapen dyqanet dhe restorantet. Megjithatë qeveria ka kërkuar që të mbahet distanca sociale mes qytetarëve./tvklan.al



Të ngjashme