Pas dy orë bisedimesh, presidenti italian Serxho Matarella i dha mandatin e kryeministrit kandidatit të propozuar nga Aleanca Populiste mes Lëvizjes “5 Yjet” dhe “Lega Nord”. Giuseppe Conte ngarkohet kështu me formimin e qeverisë së re, e cila nuk do ta ketë të vështirë të kalojë në parlament.

Sipas njoftimit të presidencës, ndonëse me rezervë, Conte e pranoi detyrën duke nxjerrë kësisoj Italinë nga ngërçi politik.

Megjithatë zgjedhja e Giuseppe Conte-s ka shkaktuar jo pak konfuzion. Shkak janë bërë dyshimet se Conte kishte ekzagjeruar CV-në. Pas Universitetit të Nju Jorkut, Vjena, Parisi e Malta nuk dokumentojë trajnimet e tij në fushën e drejtësisë pranë universiteteve të tyre, duke shtuar dyshimet mbi CV-në tepër të pasur si jurist të paraqitur nga kandidati për kryeministër.

Dyshimet shtynë edhe një pjesë të drejtuesve të Lëvizjes 5 Yjet, të kërkojnë një tjetër kandidat, ku u përmend edhe emri i Luixhi di Maio.

Tv Klan