Kjo mbrëmje finale e Kënga Magjike ka nisur plot emocion, plot çmime e duartrokitje pa fund. Por surprizat nuk kanë nisur ende… Këtë e paralajmërojnë në këtë video edhe dy humoristët Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Ashtu siç bëri të ditur më herët edhe vetë Ardit Gjebrea, Isai dhe Kallaku kujtojnë se gjatë kësaj mbrëmjeje finale sëbashku me Klaudia Pepën në skenë do të ngjiten balerinë të Canale 5, me një koreografi tepër të bukur.

Sigurisht ky detaj nuk mund të kalonte ndryshe, përveçse me humor nga dyshja Kallaku e Isai.

/tvklan.al