Kabineti i luftës se Izraelit në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së hënës ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet fuqishëm Iranit, pavarësisht thirrjeve të liderëve ndërkombëtare që Tel Avivi të tregojë kujdes për të mos nxitur një konflikt të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Televizioni Kanali 12 raporton se qeveria e Beniamin Netanjahut ka vendosur që t’i përgjigjet Tehranit pas sulmit me 300 dronë e raketa drejt Izraelit. Porse Izraeli nuk synon të nisë një luftë të dyte e më të gjerë në rajon.

Kabineti i luftës edhe pse jo unik në qëndrimet e tij per mënyrën e kundërpërgjigjes, ka diskutuar disa opsione që përfshijnë sulmet kibernetike apo ato në infrastrukturën e naftës iraniane.

Opsion tjetër janë sulmet ndaj personelit dhe infrastrukturës në lidhje me programin bërthamor të Iranit ose ndaj një prej përfaqësuesve të Teheranit në rajon – duke përfshirë grupin terrorist palestinez Hamas, Hezbollahun me bazë në Liban dhe Houthis në Jemen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi duke e cilësuar si një dështim sulmin e Iranit, tha se SHBA nuk janë përfshirë në një kundërpërgjigje dhe se ajo është diçka që i takon Iranit.

Teherani nga ana e tij ka paralajmëruar se do t’u përgjigjet sulmeve të mundshme të Izraelit.

Tv Klan