Kontinenti europian ecuri më të ngadaltë të procesit, shkak vonesat e dozave

Izraeli udhëheq botën përsa i përket fushatës së vaksinimit. Gati 61.35 % e popullësisë tanimë është e vaksinuar. Vendi e filloi vaksinimin që në Dhjetor, dhe ka vaksinuar thuajse gjithë popullsinë ndërkohë që vende të tjera ende ecin me ritëm shumë të ngadaltë.

Me një fushatë vaksinimi tepër të përparuar Britania e Madhe nuk ka më rekordet europiane të vdekjeve nga Covid-19 në raport me popullsinë. Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me më shumë se 38 milionë të vaksinuar, pra mbi 55.83% të popullsisë.

Në vend të tretë renditen Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat kanë adiministruar doza të vaksinës kineze Coronavac dhe aktualisht kanë vaksinuar 35.19% të popullësisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka bërë të ditur se më shumë se 117 milionë njerëz morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe më shumë se 70 milionë dozën e dytë. Rreth 35.03% e popullësisë është vaksinuar deri më tani.

Në kontinentinetin europian vaksinimet ecin mjaft ngadalë për shkak edhe të vonesave në dozat e vaksinave. Hungaria dhe Serbia të cilat kanë marrë doza të vaksinës Sputnik V dhe asaj kineze kanë vaksinuar përkatësisht nga 29.36% dhe 25.23% të popullësive të tyre.

Gjermania e cila po përballet me një fushatë shumë të ngadaltë ka vaksinuar 20.33%, pas saj renditet Italia me 19.95%, Franca me 19.31% ,Greqia me 19.74% , ndërsa Polonia 19.19%.

Në Gjermani, numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë u rrit me më shumë se një e katërta brenda një jave, pra në 12.7 milion, sipas të dhënave të botuara nga Instituti Robert Koch.

Franca njoftoi një përshpejtim të fushatës së saj shumë të kritikuar të vaksinimit Covid-19. Autoritetet kanë përshpejtuar vaksinimet me  vaksinën Oxford/AstraZeneca e cila do të jetë e disponueshme për këdo mbi 55 vjeç dhe duke shpërndarë furnizimet e para të vaksinës Johnson & Johnson këtë javë. 

Klan News