Cassie ka thyer heshtjen pas videos së publikuar ku ish i dashuri i saj, Sean “Diddy” Combs e dhunon në një korridor hoteli.

Modelja dhe këngëtarja 37-vjeçare tha se “do të jetë gjithnjë duke u shëruar nga e shkuara” dhe nxiti ndjekësit që “të hapin zemrën që për herë të parë të besojnë viktimën”.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen e familjes, miqve, të panjohurve dhe atyre që duhet të njoh. Dashuria e pakufishme ka bërë një vend për veten time të vogël që të rehatohet dhe të ndihet e sigurt. Po ky është vetëm fillimi.

Dhuna në familje është problemi. Më ktheu në dikë që s’e mendova se do të bëhesha ndonjëherë. Me shumë punë, jam më mirë sot por do të jem gjithnjë duke u shëruar nga e shkuara. Faleminderit kujtdo  që ka shpenzuar kohën për ta marrë këtë çështje seriozisht. Kërkesa ime e vetme është të që gjithë të hapin zemrën që për herë të parë të besojnë viktimën, duhet shumë guxim për të thënë të vërtetën e një situate ku je ndier e pafuqishme”.

Cassie shton: “Ua shtrij dorën të gjithëve që po jetojnë ende me frikë. Shkoni te njerëzit tuaj, mos i   largoni, askush nuk duhet ta mbajë këtë barrë i vetëm. Rrugëtimi i shërimit ëështë pa mbarim, por kjo mbështetje është gjithçka për mua”.

Këngëtarja ka qenë e lidhur  nga viti  2007-2015 me Diddy. Ndërkohë ky i fundi pas publikimit të videos, reagoi i përlotur dhe tha se ishte “e pajustifikueshme” dhe “e neveritshme”. Për të kanë dalë akuza të tjera për abuzim seksual dhe fizik. Muajin e shkuar, shtëpitë e tij në Los Anxheles dhe Majami u kontrolluan për shkak të një hetimi federal për trafikimin e qenieve njerëzore./tvklan.al