Një ditë speciale e ka quajtur Dafina Zeqiri 13 Shtatorin e 2024-ës për faktin se ajo dhe Kreshnik Gjergji i kanë dhënë fund beqarisë.

Përmes një postimi në InstaStory, Dafina Zeqiri fillimisht ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shiheshin dy duar me rrathë që simbolizojnë martesën.

Përveç unazës, ajo që vihet re në dorën e Dafinës është edhe mbishkrimi “Mrs” në thonjtë e saj, çka nënkuptoi se ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Por përveç këtyre fotove, Dafina nuk ka ngurruar që të shpërndajë pamje nga ceremonia e martesës ku duket mahnitëse. Me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me motive trëndafili, Dafina Zeqiri, thjesht ka shkëlqyer.

Lajmi për martesë sigurisht që ka lumturuar fansat, por nuk i ka befasuar pasi Dafina ka treguar më herët planet për të kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnikun.

Në Nëntor të vitit të shkuar, ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar se viti 2024 do ta gjejë drejt altarit.

“Është zyrtare… Do të martohem në 2024”, shkruante asokohe Dafina.

Dafina është në një marrëdhënie romantike prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin dhe tanimë dashuria e tyre ka arritur në një tjetër nivel./tvklan.al