Divorci mes Chiara Ferragni dhe Fedez po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ata kanë patur takimin e tyre të parë pas ndarjes mes avokatëve. Blogerja italiane ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj Marina Di Guardo ndërsa reperi me asistentin e tij.

Marrëdhëniet midis ish-partnerëve kanë qenë jashtëzakonisht të ftohta, aq sa Fedez nuk ka përshendetur as ish-vjehrrën e tij. Mediat e shtetit fqinj që citojnë burime bëjnë të qartë se blogerja synon t’i marrë gjithçka duke i kërkuar atij një shumë të madhe parash çdo muaj.

Chiara Ferragni shpjegoi se dëshironte 20,000 euro në muaj për të siguruar shkollimin dhe kujdesin shëndetësor të fëmijëve të tyre, por avokatët e reperit e kundërshtuan menjëherë shumën. Thuhet se avokatët e Fedez kanë propozuar shumën prej 5 deri në 6 mijë euro.

Blogerja nuk ka pranuar propozimin dhe mësohet të ketë thënë gjatë takimit se reperi ka disa milionë euro në bankë.

Klan News