Reperi me numrin më të madh të nominimeve, 83

Jay Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones – me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime – pasi mori tre nominime për çmimet Grammy 2022. Jay-Z mori një për Albumin e Vitit për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e Këngës më të mirë Rap, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime, pasi ai mori edhe dy të tjera për vitin 2022.

Jay Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij. Gruaja e tij, Beyoncé, gjithashtu bëri histori me Grammy 2021 të vitit të kaluar, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.

Grammy 2022, këtë herë do të duket pak më ndryshe. Janë shtuar dy kategori të reja: Performanca më e mirë Muzikore Globale (Fusha muzikore globale) dhe Albumi më i mirë i Muzikës Urbana (Fusha e Muzikës Latine), duke e çuar totalin në 88.

Këngëtarët  kishin pohuar më herët se sistemi i votimit Grammy është “i manipuluar” dhe “i korruptuar“. Zayn Malik, The Weeknd, Kanye West dhe Halsey kanë qenë ndër kritikët e famshëm që kritikojnë shfaqjen e çmimeve.

Klan News