Babai i Ledrit, Agroni feston sot ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet e veçanta nga bashkëshortja e tij Xheraldina dhe nga Ledri Vula.

Reperi ka publikuar një foto në rrjetet sociale me të atin dhe krahë fotos ai e ia uron ditëlindjen dhe shprehet se duket djalë i ri.

“Urime ditëlindjen bab! U bone gjysh e po dokesh në të njëjtën gjeneratë me mu. Të dua”

Kujtojmë se Ledri po korr mjaft sukses me projektet e fundit që ka sjellë, ku së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtarin Majk dhe kanë publikuar këngën e titulluar “Marr” e cila është kthyer menjëherë në hit. /tvklan.al