Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan, ka nisur me takime romantike, ku sigurisht nuk mund të mungonin as diskutimet në studio nga opinionistët.

Roberti është shprehur se nuk i pëlqen fakti që puthjet vijnë nga vajzat, teksa ka vënë theksin tek fakti që sipas tij, Saimiri është mekanik.

“Nuk më pëlqeu fare që puthjet vijnë nga vajzat. Të jesh një mashkull modern nuk është as loja e paraqitjes, as të bërit si djalë i mirë, që nuk e vë në dyshim. Femrat kanë qejf të flirtohen, kjo gjë mungon shumë.

Saimiri është mekanik në këtë marrëdhënie. Nuk dua t’ia prish festën por Saimiri nuk jep asnjë puthje, vetëm preku pak flokët”, tha Roberti.

 “Unë kam parë kimi dhe e kemi ndjerë, nëse nuk është transmetuar ndoshta ka të bëjë”, deklaroi Generda në replikë me Robertin.

Më tej opinionisti argumentoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë që një vajzë të mos zgjasi kokën që ta puthësh.

“Ti s’je e sinqertë! Ti ke një qëllim, nuk është qëllim dashurie. Unë kërkoj që këtu të transmetoj mesazh që ka një vlerë.

Nuk më ka ndodhur asnjëherë që të trakoj një femër dhe ajo mos të zgjasi kokën që ta puthësh, kur ti je tyç nga koka dhe nuk e kupton që duhet të shkosh ta puthësh”, theksoi Roberti./tvklan.al