Jo vetëm e suksesshme. Jennifer Garner është shpallur gruaja më e bukur e vitit 2019 sipas revistës “People”.

Ata e kanë zgjedhur aktoren e njohur si figurën e bukurisë duke i dedikuar kopertinën, nisur nga jetesa e thjeshtë e 47-vjeçares dhe veprat e bamirësisë së saj.

“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Unë ndihem më e lumtur dhe më tërheqëse sa me pak shihem në pasqyrë dhe kur mendoj me shumë për impaktin që kam tek njerëzit jashtë, tek ajo që përçoj nëpërmjet buzëqeshjes sime tek njerëzit në rrugë, ose si të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë”.

Preferon të mos japë sekrete antiplakje, por inkurajon të gjithë që mos të lejojnë askënd t’u diktojë vlerësimin personal.

Përtej karrierës përherë në ngritje, Jennifer Garner ka theksuar se lumturinë më të madhe e gjen ne rolin e nënës, për 3 fëmijët e saj nga martesa me Ben Afleck.

Tv Klan