“Jetonim në një shtëpi dhe flisnim me WhatsApp, e braktisa…”

Posta

“Jetonim në një shtëpi dhe flisnim me WhatsApp, e braktisa…”

20:57 14/06/2019

Nuk ka zgjatur as gjashtë muaj lumturia në çift mes këngëtarit turk Sinan Akcil dhe aktores Burcu Kiratli.

Në fillim të vitit çifti i famshëm i thanë po martesës me njëri-tjetrin në një ceremoni të organizuar në Holandë, ndërsa gjërat nuk shkuan siç kishin parashikuar.  Megjithwse pranon problemet mes tyre, Akcil mohon divorcin.

Me Burcunë vendosëm të martohemi shpejt, sepse u dashuruam. Njiheshim prej dy vitesh, shoqëria u kthye në dashuri”, tha ai gjatë një prononcimi për programin 2.Sayfa në Kanal D, pas raportimeve për divorc në media.

37-vjeçari tha se në marrëdhënien e tyre nuk ka pasur tradhti, “por të dy jemi shumë inatçor”.

Këngëtari tha se marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë edhe për shkak të mungesës së kohës kushtuar njëri-tjetrit. “Kemi vendosur t’i japim kohë njëri-tjetrit, ishim në të njëjtën shtëpi dhe flisnin nga WhatsApp, pastaj e braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam.”

Kam menduar se martesa nuk është për mua, por tani mendoj se bën. Marrëdhënia ime aktuale nuk duhet të krahasohet me të mëparshmet, Burcu është shumë e rëndësishme për mua”, tha Akcil, teksa fliste për bashkëshorten e tij aktore, e cila mes të tjerash ka luajtur edhe rolin e Gokçe në serialin “Ertugrul”.  /tvklan.al

Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT