#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan

Qendismat, si një terapi pasi babai ndërroi jetë

Artizani Kreshnik Cena prezanton artin e punimit të këpucës

Klint Çollaku për netët live, çantën e blerë me rrogën e tij të parë

Top Agent i C21 Eriola Canga e vlerësuar në rang ndërkombëtar – shtëpite e luksit në Shqipëri

Pas 14 vitesh në kontabilitet, Eriola u angazhua te pasuritë e patundshme: Babait i ra pika

Eriola Canga ka punuar prej 14 vitesh në fushën e kontabilitetit dhe tashmë ka ndryshuar profesion. Ajo është angazhuar në fushën e pasurive të patundshme dhe punon për kompaninë “Century 21 Albania”.

Në një intervistë për emisionin Jo Vetëm Modë me gazetaren Orinda Huta në Tv Klan, Eriola tregon se si vendosi që të heqë dorë nga karriera e saj në kontabilitet dhe të angazhohet në pronat e patundshme.

“Pas rreth 14 vitesh në profesionin tim, qoftë në fushën e kontabilitetit ashtu dhe në atë të menaxhimit, u gjenda krejt rastësisht në real estate. Isha duke kërkuar një apartament. Më ndiqte një koleg nga Centuri 21 deri sa unë gjeta apartamentin që më përshtatej. Por kjo kohë më bëri që të kuptoj që kam një thirrje shumë të mirë për këtë profesion. Me njohuritë që kisha për tregun imobiliar dhe për figurën e agjentit imobiliar, perceptimi im ishte pak paragjykues. Nuk e kuptoja dot anën monetare në atë moment, por mendoja në aspektin social nuk më përfaqësonte në arritjet në karrierë, në atë që kisha patur.

E shikoja si një punë të cilën e bënin të rinjtë të cilët nuk kishin perspektivë tjetër. Kanë investuar tek unë njerëzit të cilët në hapat e parë ndihmuan që unë të atashohesha pranë një zyre në real estate në Century 21 Albania dhe më kanë krijuar kushtet shumë komode që unë të mos ndjej presionin e shifrave, të arritjeve, por më kanë ofruar komoditet në kontekstin provoje, testoje veten. Nëse nuk je ok mund ta lësh në çdo moment, merre pa përgjegjësi, bëje në kohën tënde të lirë. 3 muajt e parë ishin pakëz të vështira, aty pas 3 muajve thashë unë kam bërë arritje deri më sot dhe sot po më sfidon kjo puna që unë mendova që ishte pak për mua? Impenjimet që kisha deri në atë moment unë i lashë mënjanë dhe u fokusova tërësisht në këtë gjë. Kam parë benefitet e para që 6-mujorin e parë, të investohem në këtë profil”.

Por si e priti familja e saj këtë vendim?

“Babait i ra pika, i ra çatia mbi kokë. Ato 3 muajt e parë ishin të vështirë sepse më është dashur të luftoj qoftë me atë ngërçin që unë kisha vetë përbrenda, qoftë me mos suportin e familjes. Kur u pa se çfarë benefite kishte tek unë, qoftë në aspektin financiar por qoftë edhe në aspektin kohor. Prej fillimi më së shumti më nxiti fakti që duke qenë një punë pa limite kohore, pa limite financiare, unë do të kisha mundësi të menaxhojë kohën time, veten time, të menaxhoja kohën dedikuar djalit dhe ta kisha më në kontroll jetën e një mamaje të vetme që unë nuk është se është fort e thjesht në Tiranë”, tregon Eriola. 

Flet agjentja e pasurive të patundshme: Ka kërkesë për pronat e luksit në Tiranë

Tregu i pasurive të patundshme në Tiranë është zgjeruar dhe kërkesat e klientëve janë rritur.

Eriol Canga, agjente e pasurive të patundshme në kompaninë Century 21, tregon për emisionin Jo Vetëm Modë nga Orinda Huta në Tv Klan se në kryeqytet ka kërkesa për pronat e luksit.

Për një apartament 3+1 në zonën e Liqenit të Thatë, qiraja mujore shkon deri në 3 mijë Euro.

Eriola Canga: Kam marrë drejtimin drejt pronave të luksit, ndihem shumë komode.

Orinda Huta: A ka shumë të tilla në Tiranë?

Eriola Canga: Ka dhe ka kërkesë. Janë prona të cilat përveç se të japin kënaqësinë e trajtimit, janë shumë komode dhe për t’u trajtuar.

Orinda Huta: Çmimet përgjithësisht sa variojnë për këto prona luksi?

Eriola Canga: Variojnë në varësi të zonës si fillim dhe pastaj nëse organizimi është apartament apo vilë. Momentalisht në pronën që ne jemi është apartament 3+1 në zonën e Liqenit të Thatë dhe në vlerën e 3000 Eurove.

Orinda Huta: A ka negocim për këto lloj çmimesh?

Eriola Canga: Kushdo që vjen do kërkojë njëfarë negociate. Në fund të ditës roli i agjentit imobiliar ky është. Negociata varion në varësi të modaliteteve të pagesës, në varësi të tipologjisë së klientit. Një klient preferencial për këtë apartament do ishte një çift apo një tek person i huaj që do të thotë duke mos pasur fëmijë të vegjël, amortizimi që i shkakton pronës relativisht është i ulët. Limiti për këtë apartament ka qenë nga 3000 në 2500 Euro, por është negociuar edhe me faktorë të tjerë në mes. Konkretisht për këtë pronë ne jemi në diskutime për një person të huaj. Praktikisht ai do ta shfrytëzojë 6 apo 7 të muajit se kaq ditë është në Tiranë. /tvklan.al