Makthi i Boris Johnson po vjen drejt fundit. Pas konfrimimit me koronavirus, pastaj shtrimit në spital duket se lideri britanik është duke e marrë veten.

Kryeministri anglez ka dalë nga spitali, aty ku po kurohej për Covid-19. Johnson u shtrua në spital të dielën e kaluar.

Për shkak të gjendjes së tij ai u fut në terapi intensive. Mirëpo së fundmi gjendja e tij shëndetësore ka shënuar përmirësime të ndryshme, çka ka bërë që të dërgohet në shtëpi.

Vetë Johnson ka falenderuar mjekët për përkujdesjen dhe ka thënë që u ka borxh jetën atyre. /tvklan.al