Një orë pasi njoftoi dorëheqjen e tij si kryetar i bashkisë së Himarës, mësohet se Jorgo Goro është shtruar në spitalin e burgut. Burime për Klan News bëjnë me dije se ai ka shfaqur probleme shëndetësore me tensionin e lartë të zemrës.

Kujtojmë se Goro u arrestua të Shtunën e shkuar me urdhër të SPAK dhe u la në qeli me vendim të GJKKO-së, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në dy raste.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Bashkiak të Himarës, ai njoftoi dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut duke e cilësuar arrestimin e tij si një situatë absurde me drejtësinë për një faj që thotë se nuk e ka bërë.

Më tej, Goro shprehet se akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me zyrtarë në Vlorë për të cilët thotë se nuk ka asnjë lidhje./tvklan.al