Reshje të shumta edhe në malësitë e Shkodrës

Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë fundjavë, të cilat kanë vijuar me intensitet deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në Dardhë trashësia e borës ka arritur disa centimetra, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve, ndërsa rruga drejt fshatit turistik është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

Autoriteti Rrugor këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm në 2 kilometrat e fundit të rrugës, ku ka prezencë akulli. Në Voskopojë reshjet e dëborës kanë qenë më të ulëta dhe qarkullimi në këtë zonë ka qenë normal. Edhe në Kolonjë pavarësisht reshjeve të borës nuk raportohen problematika në lëvizjen e mjeteve.

Dëbora ka mbuluar edhe zonën e Malësisë së Shkodrës. Niveli i borës në Theth ka arritur në 20 centimetra duke vështirësuar kalimin e automjeteve normale dhe pa zinxhirë.

Tv Klan