Vetëm 1 pikë në 3 javët e para në Serie A

Juventusi nuk po arrin të japë rezultat këtë sezon. Takimin në fushën e Napolit e humbi me përmbysje me rezultatin 2-1. Goli i Moratas në pjesën e parë nuk mjaftoi. Të dytën napolitanët realizuan fillimisht me Politanon dhe më pas me Kulibalinë.

Juventus në 3 javët e para ka vetëm 1 pikë. Po këtë të shtunë Nedim Bajrami shënoi golin e parë me Empolin në Serie A, por skuadra e tij u mund në shtëpi nga Venecia me rezultatin 2-1.

Tv Klan