Ka një mesazh për ty – 3 muaj të ndare, mesazhi prekës i Dorseldit! (31 maj 2020)



Ka një mesazh për ty – 3 muaj të ndare, mesazhi prekës i Dorseldit! (31 maj 2020)

16:20 31/05/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 12-vjeçarit, Doriseld. Ai në studio erdhi për t’i bërë mamit një surprizë të bukur.

Në momentin kur u përhap pandemia dhe u morën masat e izolimit, ai gjendej tek shtëpia e gjyshërve dhe larg nënës së tij. Prej 3 muajsh ata nuk takohen dhe përqafohen me njëri-tjetrin dhe Doriseldi tregon se e ka marrë shumë malli për të.

Më tej, në studio ai rrëfeu se prindërit e tij jnaë ndarë kur ai ishte 2 vjeç e gjysëm dhe jeta e tyre ka qenë e vështirë dhe me sakrifica të shumta.

Ardit Gjebrea: Po ti ke shumë kohë pa e parë mamin?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Sa?

Doriseld: Rreth 3 muaj!

Ardit Gjebrea: Më trego pak sakrificat e mamit tënd?

Doriseld:  Unë kam qenë 2 vjeç e gjysëm dhe atëherë mami me babin u ndanë. Më pas shkuam tek gjyshi dhe atje ndjenjëm 6-7 vite. Kishim një plan që unë dhe mami të shkonim në një qytet tjetër, për një jetë më të mirë dhe shkuam në Durrës, në Golem. Aty morëm një shtëpi dhe mami punonte në një hotel, mami zgjohej në 5-5 e gjysëm dhe në 6 shkonte në punë.

Ardit Gjebra: Ti jetoje vetëm me mamin?

Doriseld:  Po!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe!

Doriseld: 10 vjeç!

Ardit Gjebrea: Dhe mami të linte vetëm?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Ti e ndihmoje mamin me punët e shtëpisë?

Doriseld:  Po e ndihmoja.

Ardit Gjebrea: Ti ke lëvizur sa në një shkollë në tjetrën, sa në një shtëpi në tjetrën. Cila është shtëpia jote e vërtetë? Ku e ndjen ti veten në shtëpinë tënde?

Doriseld: Veten time në shtëpinë time e ndjej afër gjyshit, se atje dhe gjyshi më ndihmon, më ndihmon dhe nëna. Domethënë më mbajnë afër, më japin ngrohtësi.

Ardit Gjebrea: Pastaj pati ndonjë gjë tjetër?

Doriseld:  Pastaj erdhi pandemia. Ishim në shkollë dhe atë ditë u dha lajmërimi për 2 javë pushim dhe më pas…

Ardit Gjebrea: Por ky pushimi zgjati e zgjati!

Doriseld:  Zgjati shumë dhe në ato momente unë isha tek gjyshi nga ana e babit dhe aty ndenja një javë dhe shkova tek gjyshi. Kisha dhe shokë se aty nuk dilja fare.

Ardit Gjebrea: Dhe këtu filloi ndarja juaj!

Doriseld:  Po!

Ardit Gjebrea: Ishit ndarë ndonjëherë kaq shumë?

Doriseld:  Jo!

Ardit Gjebrea: Pushonte telefoni?

Doriseld: Telefoni, në një orë vinin shumë telefonata, rreth 20 telefonata, mami çfarë je duke bërë, si je?

Ardit Gjebrea: Dhe deri tani nuk jeni takuar akoma?

Doriseld: Jo!

Ardit Gjebrea: Të ka marrë malli?

Doriseld: Po shumë!/tvklan.al

Frika e Edlires dhe gjesti i rralle i ish-bashkeshortit!

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të dhimbshme të zonjës Edlira. Ajo në studio rrëfeu se martesa e parë nuk shkoi ashtu sikur ajo e kishte menduar. Pas 5 viteve, bashkëshorti vendos të jetojë më dikë tjetër.

Ishte e dhimbshme, por i dha kurajo vetes për të ecur përpara dhe për t’u kujdesur për djalin që kishin së bashku.

Edhe martesa e dytë që erdhi shumë vite më vonë, sërish nuk pati një fund të lumtur, pasi bashkëshorti i saj u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë. Për kimioterapitë e tij, financiarisht e ka ndihmuar ish-bashkëshorti dhe ajo e vlerëson së tepërmi këtë fakt dhe e konsideron si një veprim hyjnor.

Nga martesa e dytë erdhi në jetë një vajzë dhe pavarësisht situatave të vështira që i është dashur të kalojë, ajo ka arritur të gjejë forcën për të ecur përpara për veten dhe fëmijët e saj.

Edlira: Ndoshta do duket në kohët e sotme pak e habitshme, por ishte djali ai që më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?

Edlira: Djali atëherë ishte 22 vjeç! Ai më këshillonte që unë duhet të vendosja për jetën time!

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Edlira: Sepse nuk më shikonte dot ashtu të vetmuar! Pas shumë viteve, me shoqëri, pra jo me dashuri, më paraqitën një rast për martesë. Unë në atë kohë ishte shumë e vështirë të vendosja sepse kisha kaluar një disfatë në jetë dhe nuk mendoja më që unë duhet të filloja jetën nga fillimi. E shikoja të nevojshme, por nuk e kisha kaluar nëpër mend që unë duhet të vendosja se s’bën. Pas disa takimesh vendosëm të martoheshim, më një njeri shumë të mirë, që quhej Vilson. Edhe ai ishte nje njeri që kishte kaluar një martesë të parë, por që ishte një njeri që e donte shume familjen. Ndoshta ishte njeriu më i rrallë që ekzistonte në këtë tokë.

Ardit Gjebrea: Pse thua që ishte?

Edlira: Ishte sepse nuk është më!

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Edlira: Pas dy vite e gjysëm martesë. Pra kaluam një jetë shumë të bukur, shumë të lumtur, ishte njeri që më mësoi çfarë ishte lumturia, se nuk e kisha njohur. U sëmur, kishte disa shqetësime, që unë e detyrova që duhet të shkosh të vizitohesh, sepse nuk më pëlqenin ato shenja që jepte. Doktori që në ekon që i bëri, pa që diçka nuk shkonte, pra kishte një tumor në stomak që kishte lëshuar metastaza. Nuk e keni idenë sa keq e kam përjetuar, por qe nuk mendoja se ishte koha për të ikur në botën tjetër. Doktori më tha që unë po të jap një këshillë si vajzën time, mendoj që ky njeri do të iki për një muaj ose dy muaj, ti nuk duhet të harxhosh, pra nuk duhet të bësh asnjë gjë sepse ka lëshuar metastaza dhe është e kotë që të vazhdosh më tutje.

Ardit Gjebrea:  Ndërkohë ju ishit bërë me fëmijë?

Edlira: Pas një viti martesë më erdhi në jetë një vajzë shumë e bukur dhe ne e quajtëm Hilary. Një vajzë shumë e bukur dhe dashur për ne, pra në moshën që ne ishim, një fëmijë i vogël ishte gjithë bota, gjithë jeta. Hilary u apasionua dhe u lidh shumë me të atin, sa mezi e priste nga puna dhe dilnin shëtitje, ishte një dashuri e paparë. Madje shpesh herë i thoja vetes, që kam frikë nga kjo lumturi. Nuk e di pse, më erdhi natyrshëm. Pasi ua bëra të ditur dhe familjarëve këtë pjesë si qëndronte gjendja duhet të nisnim kurimin, edhe pse doktori më tha se nuk duhet të vazhdosh, thashë ne duhet të bëjmë të pamundurën. Dua të them me plot gojën që lëviza botën, lëviza botën nga themelet, bëra të pamundurën, unë nuk doja dhe nuk dëshiroja që jeta ime të prishej përsëri. Ishte një shtëpi e dytë e ngritur dhe përsëri u prish nga themelet. Kisha një detyrë shumë të madhe përpara. Duhet të tregohesha e fortë, t’i jepja kurajo që ne do të vazhdonim. Nuk zgjati shumë dhe në moment e fundit, doktori më tha që nuk do vazhdojë më kimioterapitë, se nuk i përballon dot më trupi. Gjatë kësaj kohe, që secila familje që ka një sëmundje të tillë e di që duhet një financë shumë e madhe. Këtu ka ndodhur diçka dhe është shumë kuptimplotë. Për një kimioterapi që kushtonte goxha lekë, më ka ndihmuar ish-bashkëshorti im i parë dhe më ka dhënë 6 mijë euro. E ka marrë në telefon babin e Hilarit dhe i ka thënë që dëshirojmë që të shërohesh sa më shpejt!

Ardit Gjebrea: E jashtëzakonshme!

Edlira: Një veprim hyjnor do thoja unë. Janë këto fakte, ose këto ndodhi që mua më japin shumë forcë, edhe im bir më ka ndihmuar jashtë mase./tvklan.al



Të ngjashme