Një mjet që vinte nga Greqia në të cilin ishin ngarkuar mallra pa doganë është ndaluar nga policia në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Gjatw kontrollit në makinë u gjetën dhe u sekuestruan pije energjike dhe produkte të tjera.

Policia arrestoi dy personat që po udhëtonin në mjet Maksi Babi dhe Xhino Melonashi si dhe një doganier të Kakavijës Muharrem Mullain. Ndërsa është shpallur në kërkim Ardit Cani, punonjës në Kakavijë. Dy doganierët dyshohet se u kanë marrë dy personave që ishin me makinë 400 euro për t’i shmangur nga detyrimet doganore. /ABC News