Khalid El Bakraoui, kamikazi që hodhi veten në erë në metronë e Brukselit, kishte përdorur identitetin e një ish-lojtari të Interit Ibrahim Maarouf, për të marrë me qera apartamentin, që më pas u shndërrua në bazën terroristëve në Paris.

Maaroufi një lojtar nga Maroku po me shtetesi belge, ka qenë lojtar i Interit për 2 sezone. Prej dhjetorit të viti 2015 ka kaluar në ekipin e e Fc Schaerbeek, skuadra e lagjes ku jetonin vëllëzërit El Bakraoui.

Burime për Sky TG24 HD kanë thënë se Khalid El Bakraoui ka kaluar në mënyrë tranzite nga Italia, për të vijuar më pas në Athinë./tvklan.al